Agjencia Zhurnal.mk.

Pochettino në bisedime sekrete me Manchester United – në anën tjetër Rangnick preferon Erik ten Hag si trajner të ardhshëm

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, konsiderohet të jetë një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Manchester United sezonin e ardhshëm, ndërsa ka qenë i përfshirë në bisedime të fshehta me klubin.

 

Trajneri argjentinas ka shumë admirues në “Old Trafford”, megjithatë besohet se shefi i përkohshëm dhe konsulenti i ardhshëm i klubit, Ralf Rangnick preferon trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag.

Trajneri tjetër në listën e ngushtë është Brendan Rodgers i Leicester City.

Sipas ‘Le Parisien’, United shprehu fillimisht interes për Pochettinon kur shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer në nëntor dhe kanë mbajtur kontakte që atëherë.

Besohet se ai dhe Ten Hag janë dy kandidatët e favorizuar, me Pochettino që ka mbështetje më të madhe në bordin e klubit për shkak të përvojës së tij në Ligën Premier.

Sportsmail ka raportuar se ish-trajneri i Spurs ka hasur në vështirësi në Paris, ku ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe se familja e tij ende jeton në Londër.

Shumë mund të varet gjithashtu nga mënyra se si PSG do të performojë këtë sezon në Ligue 1, ku ata kanë një epërsi të madhe në krye të renditjes, pastaj edhe në Ligën e Kampionëve, ku i pret Real Madridi.

Le Parisien në anën tjetër raporton se nëse Pochettino tundohet nga një rikthim në Angli, PSG do të synojë të sjellë ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane si zëvendësues të tij.

Related posts

Getafe – Atletico Madrid, formacionet zyrtare: Griezmann dhe Suarez së bashku në sulm

D V

Shkëmbimet më të mëdha që ndodhën në vitet e fundit – emra të njohur që u këmbyen njëri me tjetrin

D V

Statistikat e Ancelottit ndaj Interit: Trajneri i Realit do ta zhvillojë përballjen e 33-të me Nerazzurrët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More