Agjencia Zhurnal.mk.

Po të ishim vonuar edhe pak në NATO, agresioni rus në Ukrainë do të kishte pasoja shumë më të rrezikshme për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 janar – Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike-NATO, ka qenë një proces i stërzgjatur, për shkak të moszgjidhjes së kontestit për çështjen e emrit me Greqinë. Edhe pasi u tejkalua ky kontekst, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, ratifikimi i kësaj Marrëveshje në Kuvend nuk ishte aspak i lehtë. Megjithatë, sado që pati vonesa dhe shtyrje të procesit, anëtarësimi në NATO megjithatë erdhi në momentin e duhur edhe atë pak para fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Në të gjitha intervistat që Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka zhvilluar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, bashkëbiseduesit tanë kanë theksuar se po të mos ishim anëtarësuar në NATO, pasojat e agresionit rus në Ukrainë për vendin tonë do të ishin shumë më të rrezikshme. Këtë vlerësim e kanë bërë që nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ministrat, analistët e ish zyrtarët që i kemi intervistuar.

“Pas invazionit rus në Ukrainë, NATO përsëri iu kthye rolit të vjetër që e kishte, e kjo është mbrojtja të ashtuquajturës hapësirë euroatlantike, ku bëjmë pjesë edhe ne. Kjo sa i përket sigurisë, dmth. përveç nenit bazik numër 5 që thotë se “Sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve”, kurse e dimë se në NATO janë vendet më të forta, ushtritë më të fuqishme, ekonomitë më të përparuara.
Do të thotë, nuk është njësoj nëse me 1.8 milionë njerëz dhe me ushtri prej 7-8 mijë ushtarësh tenton të mbrohesh nga një, të themi Rusi, e krejtësisht tetër është kur ke mbi 30, 31 vende anëtare, me neve 32.

Prej kur u anëtarësuam në NATO ne kemi dëbuar 18 diplomatë rusë, të themi për dy vite e gjysëm, të cilët nuk ishin diplomatë, por realisht ishin agjentë zbulimi të shtetit rus dhe këtu bënin punë të këqija.
Ata e shisnin këtu narrativin politik të Federatës ruse që thoshte se sa çka u nevojitet Bashkimi Evropian. Edhe në BE edhe në NATO ne hyjmë për siguri bazike, por edhe për standard më të lartë të jetesës, për më tepër investime dhe për jetë më të mirë. Pa siguri, nuk mund të llogaritësh se mund të kesh zhvillim më të mirë. Propaganda ruse ishte më e fuqishme në Maqedoni në shtator të vitit 2018, kur realizuam referendumin për emrin. Atëherë ishte shansi i tyre i fundit kur menduan se mund të na pengojnë të anëtarësohemi në Aleancë, sikurse disa vite më parë, gjatë një cikli zgjedhor në Mal të Zi tentuan të bëjnë grushtet dhe të vijë në pushtet një garniturë tjetër politike e cila nuk do të shikojë kah perëndimi. Domethënë, supozimi im është se edhe po të mos ishin anëtare e NATO-s ne nuk do të ishim të okupuar. Kush mundet të na okupojë kur jemi të rrethuar me vende anëtare të NATO-s: Shqipëria është anëtare e NATO-s, Bullgaria është anëtare e NATO-s, Greqia është anëtare e NATO-s, Kosova ka 4-5 mijë ushtarë të NATO-s, kurse Serbia ka deklaruar neutralitet ushtarak. Nuk po them se territorialisht do të ishim të okupuar, por shumë njerëz do të shikonin nga lindja dhe nga Rusia si model”, pat deklaruar presidenti Pendarovski në intervistën ekskluzive në kuadër të këtij projekti.

Rolin e NATO-s në përballjen efikase të vendit tonë me rreziqet e shtuara pas agresionit rus në Ukrainë, ish deputeti dhe analisti Ismet Ramdani e ka ilustruar përmes shembullit të vendeve baltike.

“Është fakt i pamohueshëm, se shtetet baltike aq të vogla janë, domethënë aty si Maqedonia, janë në kufi me Rusinë e Putinit dhe Putini nuk ka guximin që t’i prekë ata kufij, ose të bën ndonjë invazion, sikur e bëri dhe po e zhvillon në Ukrainë. Kjo do të thotë se anëtarësimi në NATO dhe të jesh pjesë e NATO-s është një garanci e madhe për shtetin në aspektin e sigurisë. E këtu, ka forca destruktive të cilave u pengon fakti që Maqedonia e Veriut si shtet dhe aleate në NATO, bën pjesë në ato shtete që janë active për t’i ndihmuar Ukrainës-edhe me armë aq sa e ka kapacitetin, me përkrahje politike, me përkrahje humanitare… domethënë me të gjtha format e përkrahjes që i bën një shtet më i zhvilluar, mirëpo me kapacitet që i përgjigjet shtetit në këtë rast. Maqedonia e Veriut nuk ka rezerva sa i përket qasjes, qëndrimit ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është krah për krah me shtetet aleate që janë në NATO dhe ato të cilat kanë njëfarë aspirate, afërise, ose njëfarë aleance me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Ramadani.

Mirëpo edhe pas anëtarësimit të vendit në NATO, theksohet nevoja për kujdes të shtuar, sepse sfidt dhe rreziqet ende ekzistojnë, e këtë e ka potencuar edhe ish kryeministri Vllado Buçkovski:

“Ka, sigurisht që ka, nuk mund ne të jemi të bindur plotësisht se me anëtarësimin kanë mbaruar dhe mundësia për sfida të sigurisë me të cilat përballet bota dhe rajoni jonë, ju e dini se çfarë mund të kishte sjellë incidenti në Veri të Kosoveës me vrasjen e policit dhe tentative që përmes aktit terrorist të hap shumë dilemma për mënyrat se si mund të mbyllet konflikti, dhe tentative për ndarjen territorial mes vendeve dhe gjithë ajo që hap kutinë e Pandorës do të hapte shumë çështje tjera, tashmë jemi vend mik me NATO dhe BE në shumë sfida dhe në agresionin rus por dhe në krizën mes Palestinës dhe Izraelit, kriza e cila është në pjesën e Afrikës dhe gjithë kjo sjellë një jostabilitet për vendet anëtare dhe kërkon një kordinim më të madh dhe mendoj se vendi jonë shumë mirë po kordinohet dhe na bën me shumë respekt në këtë drejtim por mënyra që ofrojmë ndihmë në pjesën e Ukrainës dhe veriun e Kosovës e bën vendin tonë një partner strategjik”.

E profesori universitar Naser Etemi pajtohet që sigurinë e përgjithshme të vendit e garanton NATO, por theksin e vendos tek “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i bëjmë, për të evituar rreziqe të reja, shkruan Zhurnal. Në intervistën e tij, në mesin e këtyre detyrave, ai ka numëruar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Mendoj se tek ne siguria është në nivel dhe nuk shoh ndonjë kërcënim është e qëndrueshme por do të thoja se institucionet nuk duhet qëndruar duar kryq dhe nuk duhet të mendojnë se kemi situatë stabile dhe do jetë përgjithmonë, në këtë moment mendoj se duhet bërë dhe pasur kujdes në respektimin e ligjit dhe lufta kundër korupsionit dhe formave tjera të dëmshme të jetë më serioze dhe mendoj se vetëm në këtë mënyrë do kemi siguri dhe stabilitet, vendi duhet të qëndrojë në rrugën e saj europiane dhe mos devijojë nga ky kurs sepse elita politike nuk ofron opcion tjetër që do ishte e përshtatshme dhe mendoj se kemi situatë të garantuar se jemi nën ombrellën e NATO-s”, do të shprehet profesori në Universitetin FON, Naser Etemi./Zhurnal

Related posts

Kryeprokurori Kocevski: Kam pasur deri në 60 raste të rënda, por nuk kam parë diçka si vrasja e Vanja Gjorçevskës

Xh M

Më shumë divorce, më pak lindje!

I.A

Situata ka ndryshuar në krahasim me vitin 2019, shqiptarët në raundin e dytë nuk do të votojnë vetëm Pendarovskin?

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy