Transferimi i ri i Dritës po del të jetë ndër ‘goditjet’ më të qëlluara në vitet e fundit në futbollin kosovar, pasi 10-shi i ri i bardhekaltërve ka tejkaluar çdo pritshmëri me performancat e tij, shkruan Gazeta Olle.
Mesfushori është mbushur me lavdata nga “Intelektualët”, por edhe nga futbolldashësit.
Jashari ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke treguar se ndihet i lumtur që është pjesë e nënkampionit të Kosovës.
“Shumë i lumtur që jam pjesë e kesaj familje.FC DRITA”, ka shkruar ai.

Gjilanasit u eleminuan mbrëmë nga Liga e Konferencës, megjithatë u treguan të jashtëzakonshëm ndaj gjigantit holandez, Feyenoord.
Pas barazimit 0-0 në Prishtinë, bardhekaltrit u mposhtën 3-2 në Rotterdam, duke pranuar gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe duke e humbur epërsinë prej 1-2 të pjesës së parë. /Gazeta Olle/