Agjencia Zhurnal.mk.

Po shkëlqen në fushë, rinovim me trefishim page për yllin e Milanit

Drejtuesit e Milanit po fokusohen te rinovimet. Akordi me Theo Hernandez është arritur, dhe mbrojtësi i majtë do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2026. 24-vjeçari do të përfitojë 4.5 milionë euro + bonuse nga zgjatja e bashkëpunimit me nënkampionët e Italisë.

Dyshja Maldini-Massara janë fokusuar edhe te Rafael Leao, një nga lojtarët më të mirë këtë sezon tek ekipi i Stefano Piolit. 22-vjeçari portugez është rritur shumë, numëron 9 gola dhe 6 asiste, teksa është lojtari me më shumë driblime në Serie A.

Sulmuesi i majtë ka kontratë deri në 2024 dhe përfiton 1.4 milionë euro në sezon. Performancat e mira në fushën e blertë nuk mund të mos shpërblehen. Propozimi i Milanit për agjentin e sulmuesit të majtë është rinovimi deri në 2026 me një pagë sezonale prej 4 milionë eurosh.

Related posts

Spalletti konfirmon largimin nga Napoli

Xh M

Barcelona është gati të bëj një ofertë të çmendur për Bruno Guimaraes

D V

Zyrtare: Chelsea njofton se Pochettino do të jetë trajner i ri

D V