Agjencia Zhurnal.mk.

Po peshkonte në lumë/ 55-vjeçari ndërron jetë pasi prek telat elektrikë

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë sot në lumin Erzen, pasi teksa po peshkonte ka rënë në kontakt me rrymën elektrike

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Jubë të Sukthit. Sipas policisë, 55-vjeçari me iniciale A.Ç po peshkonte në lumin Erzen, kur ka prekur telat e energjisë elektrike.

Nuk dihet ende si ka ndodhur incidenti që i mori jetën 55-vjeçarit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Sekuestrohen 139 kg drogë dhe fidanë kanabis, arrestohet gruaja, në kërkim burri

D V

Humbi jetën në aksidentin tragjik, ky është viktima në Rrugën e Kombit, udhëtonte me djalin

D V

Aksident në Shtip, lëndohet një person

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More