Agjencia Zhurnal.mk.

Po përgatitet regjistrim i bujqësisë në vitin 2023

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri kompetent për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm shpjegues skrining për kapitullin Statistikë, që po mbahet në Luksemburg, paralajmëroi se pas pilot regjistrimit në bujqësi, i cili u zbatua në qershor të vitit 2022, në përputhje me metodologjinë në harmonizim të plotë me Rregullativën IFS nr. 2018/1091, regjistrim në bujqësi është planifikuar për tetor të vitit 2023.

“Enti Shtetëror për Statistikë po punon vazhdimisht për zbatimin e parimeve të Kodit të praktikës së statistikës evropiane, duke kontrolluar periodikisht statusin e përputhshmërisë nëpërmjet vetëvlerësimit. Një arritje tjetër e rëndësishme për të cilën Enti Shtetëror i Statistikës ka punuar në mënyrë aktive gjatë vitit 2022 është Programi për kërkime statistikore 2023-2027, për të forcuar sistemin statistikor në vend duke përfshirë më shumë institucione që mbledhin të dhëna përkatëse statistikore”, theksoi Mariçiq para përfaqësuesve të Eurostat.

Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave sepse do të duhet të tregojmë se si zbatohet legjislacioni i harmonizuar në praktikë, dhe në takim ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritur një nivel të caktuar të përputhshmërisë, gjë që konfirmohet edhe në Raporte.

Sot, procesi i skriningut vazhdon me një takim shpjegues për Kapitullin 18, Statistikë, në Luksemburg, në të cilin Komisioni Evropian dhe Eurostat do të prezantojnë korpusin e ri të acquis të BE-së të miratuar në periudhën pas vitit 2018/19.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy