Agjencia Zhurnal.mk.

Po ndërtohet lagje elitare në Saraj/ Vila me pishina, hotel, restorane, spa-qendra

Shkup, 22 korrik – E vendosur ndërmjet fshatrave Lubin dhe Arnaqi në komunën Saraj lagjja e parë elitare me 142 vila luksoze me pishina, oborre të mëdha dhe park i madh në afërsi. Realizimi i kësaj lagje elitare i quajtur kompleksi “Planet” nga investitorët Valdeta Kasapi, Samet Misimi dhe Xhemil Shabani, filloi në nëntor të vitit të kaluar, me ndërtimin e rrugës hyrëse. Vlera e së cilës është 28 milion euro.

 

Në lagje janë planifikuar gjashtë lloje të ndryshme të shtëpive, sipas nevojave të blerësve, do të ketë 400 vendparkime plotësuese, ndërsa në afërsi paralajmërojnë park prej 5.000 metra katror e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët, ndërsa afër kompleksit është planifikuar edhe ndërtimi i hotelit, spa qendrës dhe fitnes.

Në lagje ofrohet nivel i lartë i sigurisë nga shërbimet speciale si dhe ndjekje 24 orëshe, përmes kamerave të sigurisë, pa prishje të privatësisë suaj. Ofrohen edhe shërbime shëndetësore plotësuese, më të sofistikuara në rajon, të cilat do të jenë në shërbim 24/7. Shërbimi shëndetësor përfshin: stomatologji, mjekësi interne, mjekësi e përgjithshme.

Në kompleks planifikohet të ketë kënde të fëmijëve, terrene sportive, internet, market, restorane me kuzhinë tradicionale, postë, bankë, bibliotekë dhe librari, kopsht, amfiteatër të jashtë, spa qendër, poliklinikë, shatërvan, mini-kinema, heliodrom etj.

Në solemnitet morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferim lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit, Petre Shilegov dhe Blerim Bexheti.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi jashtëzakonisht e rëndësishme është që ndërtimi i gjithë kompkesit banesor-afarist përfshin vetëm 20 për qind të sipërfaqes së përgjithshme, ndërsa 80 për qindëshi tjetër i përket gjelbërimit dhe natyrës.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se ky projekt është nxitje edhe për biznesmenët tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe porositi ata të kthehen përgjithmonë këtu në vend.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se vend më të mirë nga i yni nuk ka parë dhe potencoi se gjithçka arrihet me punë./Zhurnal.mk

ПРОМОВИРАН ПРОЕКТОТ ЗА КОМПЛЕКСОТ ПЛАНЕТ ВО ОПШТИНА САРАЈГрадоначалникот на Скопје Петре Шилегов денеска присуствуваше…

Posted by Град Скопје on Thursday, July 22, 2021

Related posts

Banorë i Forinës i akuzuar për tregtim të paligjshëm me heroin dhe metadon

D V

Radev: Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni të Veriut është parakushti për hyrje në BE

D V

Mickoski: Kur dyshja Zaev-Buçkovski punojnë diçka, është në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More