Agjencia Zhurnal.mk.

Po luante me bashkëmoshatarët ku nga ura ra në lumë – policia jep detaje për vdekjen e 6 vjeçarit në Dragash

Një fëmijë i moshës 6 vjeç ka humbur jetën dje në Dragash si pasojë e rënies në lumë nga një urë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.

Policia ka bërë të ditur se fëmija ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete.

“Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Related posts

Përleshje me armë në Çair, ka të arrestuar e të lënduar

Xh M

Bastisje në Shtip, gjendet drogë – arrestohen dy persona

D V

Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy