Agjencia Zhurnal.mk.

Po kalon në formë jetësore në fanellën e Trepçës ’89, dy golat e sotëm Rilind Nimani ia dedikon nënës – tifozes së tij më të flaktë

Trepça ’89 e ka filluar për mrekulli stinorin pranveror në Ligën e Parë, duke u rikthyer në formën më të mirë.

Një pjesë të madhe të meritave ka edhe futbollisti që po kalon formë të jashtëzakonshme te mitrovicasit, Rilind Nimani, shkruan Gazeta Olle.

Nimani ishte njeriu kryesor në fitoren e sotme të ’89-shit ndaj Vëllaznimit duke realizuar dy gola – njëri më i mirë se tjetri.

Pas ndeshjes, Gazeta OLLE ka intervistuar Rilind Nimanin, i cili ka foluar për formën e tij të mirë që po e kalon dhe formën e skuadrës në përgjithësi.

“Po fillimisht është ndjenjë e mirë me qenë pjesë e një klubi me traditë të madhe siç është KF Trepça ’89 e po ashtu me qenë njëri nga lojtarët kryesorë është pergjegjësi e privilegj shumë i madh”, tha fillimist Nimani.

Tutje, 23 vjeçari tha se trajnerët dhe bashkëlojtarët e tij kanë impakt të madh në formën të cilën ai po e kalon.

“Rreth formës aktuale, impakti kryesor vjen nga stafi i taejnerëve të cilët me profesionalizëm dhe me afërsinë e tyre ndaj neve si futbollistë, e bëjne një punë të jashtezakonshme, e po ashtu edhe lidhja me bashkëlojtarët pa të cilët nuk nuk do të ishte e mundur asnjë arritje individuale sepse dihet që futbolli është sport kolektiv”

Mesfushori ka shënuar plot 10 gola në këtë edicion dhe ka dhuruar tre asistime, duke qenë njëri nga futbollistët kryesor te mitrovicasit, dhe thotë se momentalisht fokusi i tij është vetëm te Trepça ’89 përkundër interesimit nga skuadrat kosovare dhe të huaja.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm si me ekipe kosovare ashtu edhe me ekipe të huaja mirëpo momentalisht fokusi im kryesor është ta rikthejmë ’89-shin në Superligë, aty edhe ku e meriton të jetë.”

Në fund, Nimani ia dedikon nënës së tij dy golat e shënuar sot, e cila është fansja e tij më e flaktë. Ai ka një mesazh edhe për tifozët e klubit, “Torcidat”.

“Golat e shënuar sot i’a dedikoj nënës sime e cila është fansja ime më e flaktë dhe arsyeja që unë vazhdoj ta shijoj lojën e futbollit edhe sot. Tifozët e klubit i falënderoj shumë për perkrahjen që na japin çdo ndeshje, pa marrë parasysh se ku luajmë, dhe i ftoj të na ndjekin sepse nuk do dorëzohemi deri sa të ngrisim kupën në fund”, përfundoi Nimani.

Nimani me bashkëlojtarët ka ndihmuar shumë Trepçën ’89 në këtë edicion, pasi në 16 xhirot e Grupit A në Ligën e Parë, skuadra ka mbledhur plot 33 pikë në vendin e parë, duke lënë shumë larg përcjellësit e tjerë.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Analizë / Ja përse AlternAtiva tërhoqi kandidatin e saj në Kërçovë!

Redaksia

Ulpiana shkatërron në miqësore skuadrën e Ligës së Dytë

Redaksia

Regjistrohen 65 raste me Covid-19, 78 të shëruar dhe asnjë të vdekur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More