Agjencia Zhurnal.mk.

Po ‘fluturojnë’ peshqit? Mos u shqetësoni, është një gjë që ndodh që nga vitet 1950!

Aeroplanët lëshuan mijëra peshq në qindra liqene, pamje që janë kapur dhe të cilat tanimë janë bërë virale.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Divizioni i Burimeve të Kafshëve të Egra të Utah javën e kaluar “plotësoi” liqenet, një praktikë që shteti e ka ndjekur për më shumë se gjysmë shekulli.

Pamjet tregojnë një aeroplan që fluturon ulët mbi një liqen dhe “spërkat peshq” të panumërt të gjatë dhe të hollë.

Çfarë bie në sy është fakti se ngjyra e tyre e errët është në kontrast të ashpër me ujin e bardhë me të cilin hidhen.

“Për shkak se peshqit janë të vegjël dhe lëshohen së bashku me ujë, ata lehtë i mbijetojnë rënies së aeroplanit pa lëndime”, shpjegoi agjencia.

“Metoda ajrore është shumë më e shpejtë dhe më pak stresuese për peshqit”, shkroi agjencia. “Ne kemi pasur sukses në grumbullimin e peshqve në liqene malore si kjo që nga vitet 1950”.

Për më tepër, ajo këshillon: “Nëse shihni peshq që fluturojnë në ujërat e largëta të Utah, mos u shqetësoni”.

Aeroplani i përdorur në video është një CESSNA A185F i vitit 1976 në pronësi të shtetit. Secili aeroplan është i aftë të bartë deri në 35,000 peshq, sipas agjencisë. Peshqit janë të gjatë një deri në 7 centimetra.

Ndërkohë thuhet se liqenet në rajonin e Malit Boulder që “plotësohen” me aeroplanë janë kryesisht të paarritshëm nga format e tjera të transportit.

Related posts

Thyen rekordin botëror, burri qëndron i zveshur në akull 3 orë

D V

Xinjiang me pasuri burimesh natyrore, një nga destinacionet më të njohura në Kinë

Z H

Aeroplani bën ulje emergjente pasi pasagjeri refuzoi të dilte nga tualeti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More