Agjencia Zhurnal.mk.

Po diskutohet mundësia që gjendja e krizës të vazhdohet deri më 30 prill 2023

Shkup, 21 shtator – Filloi Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri në rend dite të së cilit është Propozimi qeveritar për vazhdim të gjendjes së krizës në vend deri më 30 prill 2023.

 

Siç arsyetoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vazhdimi i afatit është për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve të tregjeve me energji elektrike, ndërsa qëllimi është të ndihmohen qytetarët, ekonomia dhe institucionet.

“Ky propozim vjen si pasojë e krizës energjetike e cila është pasojë, para së gjithash, e ngjarjeve gjeopolitike. Menaxhimi me sektorin energjetik është integruar në bazë të lidhjeve që i ka vendi me rajonin dhe BE-në, por është e lidhur edhe me kapacitetet për eksport, si dhe me kapacitetet prodhuese me qëllimin e vetëm – të përmbushen kërkesat. Bëj thirrje, të gjithë anëtarët e Komisionit dhe deputetët të kontribuojnë me propozime konkrete që t’iu ndihmojmë të gjithëve – edhe amvisërive, posaçërisht atyre më të ndjeshme, dhe biznesit dhe institucioneve”, theksoi Bekteshi, duke e arsyetuar Propozim-vendimin.

Për fjalë u paraqit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE opozitare i cili i tha Bekteshit se vendimi është i mirë, por i vonuar.

“Ajo që po bëni tani, duhej ta kishit bërë vitin e kaluar”, theksoi Stojanovski.

Sipas tij, vërejtje kyçe e opozitës për krizën energjetike është se populli dhe ekonomia paguajnë çmim shumëfish më të lartë për rrymën, por jo vetëm për shkak të konfliktit ushtarak ruso-ukrainas, por edhe për shkak të institucioneve të cilat nuk mund të reflektojnë zgjidhje adekuate.

“Nëse në pjesën e parë të këtij viti shpenzuam 450 milionë euro për t’ia ndalur hovin krizës, ndërkaq nuk arritëm asgjë, si do t’ia dalim tani me 70 milionë euro?”, pyeti deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Propozim-vendimi për vazhdim të gjendjes së krizës deri më 30 prill 2023 u konstatua në mbledhjen qeveritare më 13 shtator, ndërsa nëse e kalon filtrin kuvendor, duhet të fillojë të zbatohet prej 1 tetorit.

Qeveria në gusht solli Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e RMV-së. Vendimi filloi të zbatohet prej 1 shtatorit 2022. Ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike, sipas këtij Vendimi, duhet të zgjatë 30 ditë prej ditës së fillimit të zbatimit të tij.

Në rend dite të mbledhjes së sotme të Komisionit kuvendor për siguri është edhe Propozim-vendimi për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë ngrohëse, mundësisë për shfrytëzim të derivatit alternativ dhe gjendjeve të tregut të energjisë ngrohëse.

Related posts

Sa është paga e ministrave të rinj? Në ueb faqen qeveritare gjenden vetëm të dhëna nga viti 2020

Xh M

Sela, Taravari dhe Ilire Dauti në Prishtinë, takohen e kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi (FOTO)

I Z

Shtabi i Krizës në Tetovë mbajti mbledhje, në terren do të bëhet vlerësimi i dëmeve nga vërshimet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More