Agjencia Zhurnal.mk.

Po boshatiset administrata, paga nuk mjafton për rrugë dhe ushqim

Shkup, 13 Nëntor – Rroga minimale i është afruar rrogave të një numri të madh të të punësuarve në adimistratën e shtetit, të cilët ka më shumë se një dekadë që nuk janë avansuar në pozicionet e tyre të punës.

 

Një numër i madhë i administratorëve marrin pagën mbi 20 mijë denarë, ndërsa rroga minimale ka shkuar 18 mijë denarë.

Pagat e ulta kanë ndikuar që një numër i konsiderueshëm i të punësuarve në institucionet shtetërore kanë filluar ta braktisin punën dhe të shohin alternativa tjera.

Ata thonë se paga ju shkon për shpenzimet e rrugës dhe ushqim.

Konfederata e organizatave sindikale kërkon që të realizohet harmonizimi i pagave me pagën minimale.

Numri një i kësaj sindikate Ristevski, shtoi se këto janë kërkesa të njohura për opinionin, por fatkeqësisht realizimi i tyre po has në vesh të shurdhër.

“Kërkesat tona janë të qarta të mos të përsëritem, rritja e pagë sminimale, të harmonizohen pagat e tjera me pagën minimale. Kërkuam në këtë periudhë të ndërpritet përmbarimet për qytetarët, të miratohet ligj për mardhniet obligative që të ngrihet kamata atëherë kur të arrijë borxhin kryesor, të shlyhen kamatat në ndërmarrjet publike dhe për këto gjëra nuk dëshironin as të dëgjojnë”, ka theksuar Marjan Risteski nga konfederata e organizatave sindikale.

Related posts

Osmani: Raporti i KE-së sinjal i qartë për fillim të negociatave pa anulim të mëtejmë

Z.H

KSHPK-ja vitin e kaluar miratoi vendime për 707 raste, shumica e tyre lidhur me korrupsionin

Z.H

Katër lista të pavarura të kandidatëve në zgjedhje, afati për mbledhje të nënshkrimeve deri më 30 gusht

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More