Prishtina është mposhtur sot nga Ballkani (0-2), në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.
Kjo humbje dhe forma katastrofale që po kalojnë kryqytetasit, ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët besnik të kësaj skuadre, “Plisat”, shkruan Gazeta Olle.
Tifozëria e badhekaltërve ka bërë një veprim të paprecedentë, ku pas ndeshjes janë futur në zhveshtore dhe kanë marrë të gjitha fanellat e ekipit.
“Plisat” kanë publikuar videon në faqen e tyre zyrtare duke bashkangjitur edhe një reagim të ashpër.
Postimi i plotë nga “Plisat”
NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!
KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.
Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.
Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.
/Gazeta Olle/