Agjencia Zhurnal.mk.

Plisat – politikanëve: Mos bëni fushatë në emër tonin, pse nuk jeni prezent nëpër stadiume edhe ditëve të rëndomta!

Dje në ndeshjen e Superkupës së Kosovës u panë shumë figura politike, dhe si duket kjo ka ndikuar që “Plisat” të reagojnë në këtë mënyrë, shkruan Gazeta Olle.

Ky reagim vjen edhe kur dihet se zgjedhjet lokale janë afër dhe tashmë politikanët kanë filluar të punojnë për fushatat e tyre.

Ja reagimi i Plisave:

REAGIM

Nuk është hera e parë që politikanët dalin publikisht me llogo ose me rekuizita zyrtare të Plisave, mirëpo duhet dhe do të jetë hera e fundit që ndokush nga ta do të mundohet të përfitojë përmes grupit PLISAT. Nuk ka rëndësi a je i Prishtinës dhe je duke kandiduar për kryetar të kryeqytetit, emrin e grupit PLISAT nuk guxoni ta përdorni për fushatat e juaja. Kjo vlen për të gjithë ata që po mundohen në emrin tonë të përfitojnë vota, kinse e duam Prishtinën, i duam Plisat, stadiumi i Prishtinës e dini të gjithë se ku gjindet, asnjëherë nuk ka ndërruar lokacion, pse nuk jeni prezent nëpër stadiume edhe ditëve të rëndomta, por jeni gjithmonë prezent kur juve ju nevojitet, pra gjatë fushatave?! Ne, grupi PLISAT, i dënojmë fuqishëm këto lojëra të pista që po ndodhin kohëve të fundit dhe shpresojmë që do t’a merrni parasysh këtë reagim dhe asnjëri nga ju pa marrë parasysh cilës parti i takoni – MOS BËNI FUSHATË NË EMËR TË PLISAVE ose me llogo të PLISAVE.

/Gazeta Olle/

Related posts

Një elektorat që ka vetëm numra, akoma pa emër dhe pa fytyrë

Xh M

Pse Berisha beson se serbët mund t’i ndëshkojë SHBA, kurse atë jo?

Xh M

Leci favorizon Shkupin për një nuancë në ndeshjen me Ballkanin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More