Agjencia Zhurnal.mk.

“Plisat” me peticion kërkojnë vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar në Prishtinë

Tifozët e Prishtinës “Plisat” kanë vendosur që me anë të një peticioni të kërkojnë vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Prishtinë.

 

Në njoftimin e tifo grupit “Plisat” thuhet se vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot.

Andaj nga nesër do të nisin peticionin, duke ftuar të gjithë prishtinasit ta përkrahin këtë nismë.

Ky është njoftimi i plotë:

“FTESË PËR PJESËMARRJE NË PETICION

Duam vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë.

Të shkruash për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari është privilegj por, edhe përgjegjësi e madhe. Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot.

Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por njëzet e dy(22) vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjëve të idealit të tij.

Related posts

Kosovë/ Kuvendi nesër do të mbajë seancën e rradhës

N E

Shqipëria miraton dy marrëveshje me Kosovën pritet të nënshkruhen të premten

N E

Sot nis numërimi i votave të diasporës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More