Agjencia Zhurnal.mk.

Pletiçkovski: Është herët të shpallet fundi i pandemisë

Shkup, 4 shkurt – “Jemi në një situatë shumë më të mirë se dy vite më parë dhe po shkojmë drejt një forme endemike të kësaj sëmundjeje. Me rreth 70 ose 80 për qind të popullsisë të imunizuar, pritet të kemi një pranverë të butë dhe të harrojmë KOVID-in. Nuk mund të parashikojmë se si do të jetë dimri i ardhshëm dhe nëse do të ketë vaksinim sezonal për korona si për grip”, konsideron Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

 

Në emisionin “Triling” në Televizionin 24 ai tha se është herët që ta shpallim pandeminë si të përfunduar dhe të themi se omikroni do të jetë varianti i fundit i virusit.

“Do të ketë variante të tjera, por ka disa parametra të tjerë që tregojnë se pandemia ulet me intensitetin, pra me rrezikun që paraqet për sistemet shëndetësore dhe për individët. Por ajo vazhdon ende dhe sot njerëzit ende po vdesin të infektuar me omikron që ne themi se ka një ecuri shumë më të butë. Supozimet janë se pandemia gradualisht do të bëhet endemike, që do të thotë se virusi do të vazhdojë të jetë në mesin tonë, por do të shfaqet në grupe, shtete, popullata të caktuara dhe nuk pritet të ketë implikime aq serioze, pra kaq shumë vdekje”, tha Petliçkovski.

Ai njoftoi se përbërja e re e Komisionit të cilin e udhëheq e ka marrë detyrën që t’i definojë mënyrat në të cilat do të grumbullohet numrat e të vdekurve dhe do të prezantohen para publikut.

“Askush nuk gënjen dhe shpik numra dhe askush nuk do të merrte përgjegjësinë për të kurdisë numra. Metodologjia sipas së cilës regjistrohen të ndjerit është objekt diskutimi dhe ndryshimi, si dhe gjithçka për KOVID-in, sepse është një sfidë me të cilën po përballemi në këtë moment”, tha kryetari i KSI-së.

Petliçkovski nuk e përjashton mundësinë nga heqja e certifikatave si kusht për hyrje në qendrat tregtare. Konsideron se ato po e humbin rëndësinë sepse po infektohen edhe të vaksinuar.

Related posts

BE-ja thirrje Maqedonisë dhe Bullgarisë të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë

Z.H

Rriten rastet me gripin sezonal në Maqedoni

D V

Mariçiq: Jemi duke e përgatitur Doganën për hyrje në Unionin Doganor Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More