Agjencia Zhurnal.mk.

Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagave të të punësuarve në arsim

Shkup, 2 nëntor – Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagës së të gjithë të punësuarve në arsim për 20 për qind nga janari i vitit 2022, duke iu referuar çmimeve të prodhimeve për nevojat e përditshme dhe të rritjes së pagës minimale në shtet.

 

Në kërkesën të cilën e drejton deri tek ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, Plenumi i mësimdhënësve thekson se në sondazhin që e ka zbatuar, shumica e madhe e anëtarëve të tyre janë deklaruar se janë të pakënaqur nga pranimet e tanishme të të punësuarve në institucionet arsimore.

“Të punësuarit në arsim meritojnë standard më të mirë jetësor dhe më shumë mjete për ekzistencë dhe për shkak të kësaj kërkojmë nga ju seriozisht të inkuadroheni ndaj kërkesës tonë dhe ta realizoni”, thekson Plenumi në kërkesën deri tek Carovska.

Related posts

Gjithsej janë aplikuar 1.590.219 doza të vaksinave, rivaksinohen 46 për qind e qytetarëve të moshës madhore

Redaksia

Edhe një dështim i “Ballkanit të Hapur”!

Redaksia

Lëshohet në përdorim hapësira e re e rregulluar në parkun e qytetit në Gostivar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More