Platforma e medias social X mbylli qindra llogari të lidhura me Hamasin dhe ka ndërmarrë hapa për të hequr apo shoqëruar me shënime paralajmëruese dhjetëra mijëra postime që prej sulmit të grupit militant ndaj Izraelit, deklaroi të enjten shefja ekzekutive e platformës, Linda Yaccarino.
Platforma i mori këto veprime pas ultimatumit 24 orësh të vendosur nga kreu i Bashkimit Evropian për industrinë, Thierry Breton ndaj pronarit të platformës X, Elon Musk për të ndalur përhapjen e keqinformimit në këtë media sociale që kur Hamasi sulmoi Izraelin, për të respektuar rregullat e reja të BE-së rreth përmbajtjes në internet.Zoti Brenton tha se kishte shenja se platforma X po përdorej për të shpërndarë përmbajtje të jashtëligjshme dhe keqinformim në Bashkimin Evropian.