Agjencia Zhurnal.mk.

Planifikoni që ta blini iPhone-in e ri? Apo mendoni se është humbje kot e parave?

Kur telefonat e ri të iPhone do të jenë në dispozicion më vonë gjatë muajit, këto pajisje to të vijnë me një version të ri të sistemit operativ të Apple. I prezantuar për herë të parë në WWDC gjatë muajit qershor, iOS 16 do ti bije disa ndryshime të dukshme, duke përfshirë këtu edhe personalizimin e “lockscreen”.

 

Pas 2 vitesh duke “mos e lënë askënd prapa” – iOS 13, 14 dhe 15 të gjitha i fuqizuan edhe modelet e vjetra, duke përfshirë edhe modelin e vitit 2015, iPhone 6s – por disa përdorues do të lihen “në të ftohtë” këtë vit, pasi që Apple i largoi nga lista iPhone 6s, gjeneratën e parë të iPhone SE dhe iPhone 7 nga lista e pajisjeve të përputhura, gjë që do të thotë se përdoruesit e Apple iu nevojitet iPhone ose një pajisje më e re për ta pasur iOS-in më të ri.

Siç tregon grafiku i parë, nga Statista thonë se Apple ka bërë një punë të mirë përgjatë viteve duke i mbajtur nën procesin e përsëritur pajisjet më të vjetra për një kohë të gjatë.

May be an image of screen and text that says "How Long Does Apple Support Older iPhone Models? Historical iOS compatibility of every iPhone model to date 5 iPhone 2007 iPhone 3G 2008 iPhone 3GS 2009 iPhone 4 2010 iPhone 4s 2011 iPhone 5 2012 iPhone 5c 2013 Source: Apple statista"

Përderisa iPhone-i origjinal dhe iPhone 3G morën 2 përditësime të mëdha të iOS, dhe modelet e mëvonshme zakonisht merrnin përditësime të softuerit për 5 deri në 6 vite.

Apple gjithashtu ka “liruar” disa nga modelet e vjetra, duke ndërprerë seritë e iPhone 11, iPhone 12 mini dhe iPhone 13 Pro. Edhe me “zhdukjen” e modeleve të lartpërmendura, Apple tani ka një iPhone pothuajse për të gjitha buxhetet, duke filluar me iPhone SE buxhetor me çmim prej 423 eurove e deri tek telefoni më i shtrenjtë iPhone 14 Pro Max me 1TB me një çmim prej 1578 eurove.

Apple ishte kritikuar për shumë vite për shkak të furnizimit ekskluziv për tregun e nivelit të lartë, duke e bërë shumë të vështirë për kompaninë që të fitojë tërheqje në tregjet në ngritje. Megjithatë, kompania e ka përshtatur strategjinë e saj duke ofruar një gamë më të kompletuar të telefonave.

Mbajtja e modeleve të viteve të kaluara me çmime të reduktuara është bërë strategjia kryesore e Apple për tërheqjen e blerësve të ndjeshëm ndaj çmimeve, përderisa linja e iPhone SE mbetet “bileta më e lirë” për në ekosistemin e Apple.

May be an image of screen and text that says "iPhone 5s 2013 iPhone 6/6 Plus 2014 iPhone 6s/6s Plus 2015 iPhone SE 2016 iPhone 7/7 Plus 2016 iPhone 8/8 Plus 2017 iPhone X 2017 10O iPhone XS/XS Max 2018 iPhone XR 2018 Source: Apple 2 statista"
May be an image of text that says "5 iPhone 11 2019 iPhone 11 Pro/Pro Max 2019 iPhone SE (2nd Gen.) 2020 iPhone 12/12 mini 2020 iPhone 12 Pro/Pro Max 2020 iPhone 13/13 mini 2021 0ロ iPhone 13 Pro/Pro Max 2021 1ロロ iPhone 14/14 Plus 2022 15 T iPhone 14 Pro/Pro Max 2022 .......... Source: Apple statista"

Related posts

Samsung prezanton Galaxy S21 FE më 4 janar, e Galaxy S22 më 8 shkurt

D V

Kupa botërore e video-lojës “Dota 2” po mbahet në stadiumin e futbollit në Bukuresht

D V

iPhone i ri do të mund të ketë dy “hapje” për sensorët në ekran

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More