Agjencia Zhurnal.mk.

Plani operativ për punësim me vlerë prej 1,8 miliard denarë do të përfshijë pothuajse 15.000 persona

Shkup, 22 mars – Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim për vitin 2022 sot është pranuar  nga ana e Qeverisë, Me të pritet të përfshihen 14.685 persona  për të cilën do të ndahen më shumë se 1,8 miliard denarë.

“Me Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun  e punës për vitin 2022 konfirmohen programet, masat dhe shërbimet për punësim të cilat do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritje të punësimit për personat e papunë, veçanërisht për të rinjtë,  të papunët afatgjatë dhe shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale, si dhe mbështetje e personave të papunë të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia Kovid-19 gjegjësisht nga 11.03.2020”, informoi pasdite  shërbimi për shtyp i qeverisë. 

Related posts

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy