Strumicë, 23 janar – Gruaja plakë 83 vjeçare M.B e cila para tre ditëve u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në rrugën “Dimitar Cvetinov”, rezulton të jetë mbytur nga dikush, informon Zhurnal.
Informatat e para nga PTHP Strumicë flasin se pas autopsisë së realizuar, dyshohet se arsyeja për vdekjen e saj ka qenë forcë e jashtme, respektivisht, ajo është ngulfatur.
Nga Prokuroria nuk japin detaje më tepër në interes të hetimit. Shtojnë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit.
Përndryshe, trupi i pajetë i plakës e cila ka jetuar e vetme, u gjet të premten pasdite nga anëtarë të afërt të familjes, të cilët kanë thirrë ndihmën e shpejtë, e nga atje e kanë informuar dhe policinë./Zhurnal.mk