Agjencia Zhurnal.mk.

Plagosje me armë zjarri një 24 vjeçar në Shkodër

Plagosje me armë zjarri raportohet në Shkodër, mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka mbërritur për të marrë trajtim një 24-vjeçar, banues në fshatin Mushan. I riu dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

 

Mësohet se i plagosuri është Isak Mehmedaj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

Related posts

Shqipëri/ Ogerta Manastirliu apelon për vaksinim

N E

Nazarko: PD-ja me dy koka është sinonim i dobësisë

adijanzh

Këshilli Europian miraton konkluzionet për procesin e zgjerimit: Presim me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More