Agjencia Zhurnal.mk.

Plagoset rëndë një minator në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Traumës

Një tjetër incident është shënuar këtë paradite në Minierën e Bakrit në Bulqizë, ku është plagosur një minator.

Ngjarja është pikasur nga kolegët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e Bilal Sulë me detyrë armator. Ata kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës 55-vjeçarin, ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Sipas mjekëve të këtij spitali, bëhet me dije se i aksidentuari kishte dëmtime në kokë dhe në krahë dhe kjo i ka detyruar ta nisin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës së Tiranës.

Ndërkohë, policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Disa punëtorë janë lënduar gjatë punës që nga nisja e këtij viti.

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy