Agjencia Zhurnal.mk.

Plagoset një 65 vjeçar në Lushnjë nga vëllai i tij, policia arreston të dyshuarin

Një 65-vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

 

Mësohet se shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëllai i tij Sami Veliu.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq Top Channel ka mësuar se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov.

Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët shprehen se në dijeninë  e tyre, vëllezërit Veliu nuk kishin probleme me njëri-tjetrin dhe as probleme pronash.

Related posts

Dogana konfiskon sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara nga Serbia

D V

23 vjeçari nga Gjurgjevishta gjuan me pushkë ndaj disa personave që ktheheshin nga varrimi

Z H

Ndalohet një person në Gjilan për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More