Agjencia Zhurnal.mk.

Plagosen me thikë 3 policë në Kosovë, ndërhynë për ndihmë në një familje

Tre efektivë të policisë në Prizren të Kosovës mbetën të plagosur me thikë këtë të shtunë. Sipas asaj që raporton Klan Kosova, ata shkuan në një shtëpi në lagjen Dardania, pasi një familje kërkoi ndihmë për shkak se autori i dyshuar, po i kërcënonte me thikë.

 

Në tentativë për ta neutralizuar, autori i dyshuar plagosi tre efektivë. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën. Ndërsa autoritetet vunë në pranga 36-vjeçarin,  i cili dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Të tre policët janë jashtë rrezikut për jetë, njëri është dërguar në QKUK, njëri është ndalur në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është liruar. I dyshuari është arrestuar, një thikë është sekuestruar dhe në konsultim me prokurorin ne kemi bërë bastisjen e shtëpisë për shkak se dyshohet se ai është përdorues i narkotikëve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dy të dyshuara si bimë narkotike. I dyshuari tani është në stacion policor dhe është ndaluar për 48 orë”, tha në një reagim për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë Shaqir Bytyqi.

Ai sqaroi edhe dinamikën e ngjarjes.

“Familjarët e kanë thirrur policinë për asistim, për shkak se një familjar i tyre me thikë në dorë ka qenë agresiv dhe është mbyllur në një dhomë dhe këta janë frikësuar se mos po e lëndon vetën apo të tjerët. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari edhe më tej ka qenë agresiv me policinë, në një moment ka tentuar ta sulmojë policinë me thikë, kështu është njoftuar Policia e Reagimit të Shpejtë dhe autoambulanca. Kur policia ka arritur, në tentim për ta vënë nën kontroll të dyshimtin, ai i ka sulmuar me thikë, ku tre prej policëve janë të lënduar”, u shpreh Bytyqi.

Related posts

Vizita e presidentit kroat Zoran Milanoviq, gjithçka nga takimi me liderët e Kosovës

D V

AP: Kosova pezullon restaurimin e shtëpisë së vjetër të aleatit nazist

D V

Albin Kurti flet pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More