Agjencia Zhurnal.mk.

Pjesmarësit në zgjedhje deri më 30 tetor duhet të dorëzojnë raport për donacionet e pranuara

Shkup, 27 tetor – Të gjithë pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2021 janë të obliguar që një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, gjegjësisht një ditë para rrethit të dytë të votimit – 30 tetor të këtij viti, të përgatisin dhe deri te Enti shtetëror i auditimit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të dorëzojnë Raport me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, thekson Enti Shtetëror i Auditimit (ESHA).

 

Për këtë, siç thonë, ESHA më 30 tetor do të sigurojë funksionimin e rregullt të Arkivit për pranimin e raporteve nga ora 24:00, dhe në të njëjtën kohë do të sigurojë pranim elektronik në adresën zyrtare të ESHA-së: dzr@dzr. gov.mk.

“Theksojmë se Raportin me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore është i obliguar ta përgatisë në formularin e përcaktuar nga Ministri i Financave, gjegjësisht në pajtim me Rregulloren për formularin, për raportin me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe shpenzimet në llogarinë transaksionale për fushatën zgjedhore dhe raportin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, theksojnë nga ESHA.

Pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje, shtuan ata, është edhe Udhëzimi për plotësimin e formularit të raportit.

“Subjektet politike janë të obliguara që këto raporte t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre, theksojnë nga ESHA.

Related posts

MPJ Maqedoni: Vijon lëshimi mobil i pasaportave të para në New Jersey

Redaksia

Editorial / Për Zaevin do të jetë e vështirë të përtypë edhe një kockë të fuqishme që e imponon Bullgaria e që e hesht BE-ja

Z H

Filipçe: Lloji Delta mund të na detyrojë të vendosim masa në kufijtë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More