Agjencia Zhurnal.mk.

Pjesëtarë të ARM dërgohen për stërvitje në Gjermani

Shkup, 26 korrik – Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e 134 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „SABER JUNCTION 22″, e cila do të mbahet në Gjermani në periudhën prej 28 gusht deri më 21 shtator të vitit 2022.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e stërvitjeve për evakuim të njerëzve në kushte të vështira malore”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy