Agjencia Zhurnal.mk.

Pjesëmarrësit në negociatat për programin bërthamor iranian kanë shprehur optimimizëm për mundësinë për arritjen e marrëveshjes

jesëmarrësit udhëheqës në negociatat për programin iranian bërthamor, të cilat mbahen në Vjenë, kanë shprehur optimizëm për mundësinë për arritjen e marrëveshjes për vendosjen e kufizimit të pasurimit të uraniumit në Teheran.

“Ne jemi në pesë minuta ose pesë sekonda deri te e djathta ekstreme”, deklaroi përfaqaësuesi rus Mihail Uljanov për mediumet në Vjenë, katër ditë pas fillimit të negociatave.

Sipas tij, mbeten të zgjidhen “tre ose katër çështje”.

“Këto janë tema të ndijshme, posaçërisht për iranianët dhe amerikanët”, shtoi Uljanov.

Negociatori kryesor i BE-së, Enrike Mora, po ashtu, tha se është optimist për përparimin e bisedave deri tani.

“Kemi përparim dhe pres së shpejti t’i përfundojmë negociatat”, deklaroi ai për mediumet iraniane.

Pas de fakto dështimit të marrëveshjes së lidhur në vitin 2015, Irani flloi të shfrytëzojë centrifuga përparimtare dhe shpejtë i ka rritur rezervat e uraniumit të pasuruar. Teherani ka lidhur marrëveshje me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Kinën, në të cilën Irani pajtohet ta kufizojë pasurimin e uraniumit nën mbikëqyrje të inspektorëve të KB-së, në këmbim për heqjen e sanksioneve ekonomike, por në vitin 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Tramp njëanshëm e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja. Irani filloi t’i shkel kushtet e veta një vit më vonë.

Related posts

Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri 

Xh M

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy