Agjencia Zhurnal.mk.

Pjanic vlerëson më shumë Ronaldon se Messin

Përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, Miralem Pjanic, ka theksuar në një intervistë për mediat e huaja se më shumë argëtohej duke luajtur me Cristiano Ronaldon sesa me Lionel Messin.

Megjithatë, futbollisti boshnjak nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjes se kush është lojtar më i mirë nga dy lojtarët legjendar që dominuan botën e futbollit në 15 vitet e fundit.

“Kam folur shumë me Cristianon, kam shumë kujtime me të, ai është një futbollist i mirë. Më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë dhe sigurisht në mesin e dy ose tre futbollistëve më të mirë në histori”, ka thënë fillimisht Pjanic.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur që luaja me Cristiano Ronaldon dhe Lionelin Messin. Është shumë e vështirë të thuash se kush është më i mirë nga ata të dy. Mund të them se më shumë u argëtova me Ronaldon sesa me Messin”.

“Ai rivalitet ka mbaruar, ka qenë një rivalitet i mirë dhe i shëndetshëm që spektatorët e kanë dashur shumë. Kush e do Ronaldon nuk ka pse ta urrejë Messin dhe anasjelltas, sepse të dy janë top futbollistë. Ata ndryshuan historinë e futbollit dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë”, përfundoi ylli boshnjak.

Këtë sezon, Pjanic luajti nëntë ndeshje për Sharjah dhe regjistroi pesë asistime, ndërsa ai luajti 114 ndeshje dhe shënoi 17 gola për ekipin kombëtar të futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

Ai e filloi karrierën e tij në Schifflange, dhe gjithashtu luajti për Metz, Lyon, Roma, Juventus, Barcelona, ​​Besiktas.

Related posts

Xavi përgjigjet rreth komentit racist ndaj Lamine Yamal

D V

Afrim GashiLegjenda e Liverpoolit thuajse u shkatërrua nga kokaina, historia e trishtë e Danny MurphyAfrim Gashi

D V

Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barcelona, por klubi duhet të pajtohet me dy kërkesat e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy