Agjencia Zhurnal.mk.

Pivovarov: Denoncimet e rreme për bomba kanë për qëllim të shkaktojnë shqetësim në moment të zhvillimeve të rëndësishme për shtetin

Shkup, 28 tetor – Qytetarët të jenë të qetë. Gjithsesi se shërbimet do t’i përgjigjen kësaj sfide, ndërsa qëllimi është shqetësim, dërgim të porosisë dhe ndodhë në moment shumë të rëndësishme për shtetin me qëllim që të prishet imazhi i tij, sqaroi sot për MIA-n eksperti në fushën e sigurisë Vlladimir Pivovarov pas denoncimeve të rrejshme për bomba në disa shkolla në Shkup.

Sipas tij, situatat e këtilla ndodhin në momente të caktuara dhe jo vetëm te ne, por edhe në rajonin si në Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri.

“Ndodhë kur ka disa ngjarje, kur kishte disa vizita, disa vendimmarrje politike, pra në ato momente fillojnë ato, ashtu filluan edhe te ne. Pra, jo dje, pardje pesë denoncimet e para që ishin ishte përputhur saktësisht tajmingu me kohën e ardhjes së komisares evropiane dhe kryetares së KE-së, Fon der Lajen dhe nënshkrimin e Fronteks-it”, theksoi Pivovarov, i cili është koordinator kombëtar për menaxhim kufitar.

Ky është moment, sqaron ai për MIA-n, që duhet të hetohet seriozisht, kush qëndron prapa këtyre sulmeve të supozuara habere ose, siç tha, ndoshta janë disa dëshira dhe ide mobilistike.

Në raport me dëmet, ai konsideron se kushtojnë shumë para për shkak të angazhimit të policisë, shërbimeve edhe teknike edhe kadrovike dhe gjithsesi për shkak të faktit se fëmijët nuk shkonin në shkollë, humben orë, krijohet nervozë e mundshme te popullata.

“Çdo ngjarjeje e këtillë kërkon qasje serioze meqë nuk duhet në fillim nëse është e rrejshme ose e vërtetë. Edhe në Serbi ishte një periudhë kohore dhe pushuan. Edhe në Zagreb”, shtoi ai.

Përkujtoi se në Serbi praktikisht denoncimet e këtilla u ndërlidhën me ngjarjet veçanërisht kur duhet të bisedohet me Lajçakun për situatën Serbi-Kosovë, gjë që sipas tij, ndërlidhej me ndonjë ngjarje politike, para së gjithash të madhe, siç ishte kjo e jona dje.

I pyetur për vendin prej ku vijnë denoncimet e rrejshme, Pivovarovi shprehet se si supozim mund të jetë nga kudo.

“Nuk është e thënë se është pikërisht prej nga ne, mund të jetë prej atje diku, mund të jetë nga ndonjë vend i tretë, i katërt. Por, shikoj se në të gjitha rastet edhe në rajonin të gjitha kërcënimet janë detektuar si vijnë nga disa vende të huaja. Pra, askush nuk merr guximin nga shteti të drejtojë kërcënim, meqë shumë lehtë do të zbulohet. Kjo është mënyra normale se si ata duan t’i fshehin gjurmët, respektivisht ta arrijnë qëllimin e tyre”, sqaron eksperti nga fusha e sigurisë.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për arsyet e denoncimeve për bomba tha se mund të jenë politike, gjeostrategjike ose për shkak të biznesit, dhe se dihet se kërcënimet janë dërguar nga ndonjë vend i huaj.

“Do të analizohen shkaqet dhe do të mësojmë pse është kjo kështu. A janë politike, a janë gjeostrategjike, ndoshta edhe shkaqe biznesi. Në këtë fazë ne praktikisht i dimë mejlet. E dimë prej nga janë dërguar. I dimë të dhënat e sakta në këtë drejtim dhe punojmë në këtë intensivisht me qëllim që të arrijmë deri te autori”, tha Spasovski.

Në dy ditët e fundi denoncime për bomba kishte në tetë, respektivisht nëntë shkolla të mesme. Menjëherë pas denoncimeve të pranuara, nëpunës policorë ndërmorën masa për evakuimin e sigurt të shkollës dhe kontrolle antiterroriste dhe u konstatua se të gjitha janë të rrejshme. Denoncim ka edhe sot, sipas policisë në mejl adresën e një shkolle në Shkup është drejtuar kërcënim për mjete të vendosura shpërthyese.

Related posts

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

Mbi 24 mijë fletë votimi të pavlefshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Xh M

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, nuk ka rivotim në tre vendvotimet në Kumanovë, do të shkarkohen këshillat zgjedhorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky