Agjencia Zhurnal.mk.

Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

Shkup, 3 nëntor – Aktivitetet për rindërtimin e pistës në aeroportin e Shkupit do të zhvillohen nga 28 marsi deri më 16 maj të vitit të ardhshëm dhe në atë periudhë komunikacioni ajror do të realizohet nga ora 17:30 deri në ora 9 të ditës së nesërme, paralajmëroi sot koncesionari i aeroportit TAV Maqedoni.

 

“Dëshirojmë të informojmë publikun, përfshirë të gjithë udhëtarët që udhëtojnë dhe planifikojnë të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, se si pjesë e planit investues për zgjerimin dhe renovimin e aeroporteve të maqedonase, vitin e ardhshëm, duke filluar nga 28 mars i vitit 2022 deri më 16 maj të vitit 2022, në kohëzgjatje prej 50 ditësh, TAV Maqedoni planifikon të rehabilitojë pistën në aeroportin e Shkupit. Për këtë, komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në këtë periudhë kohore do të zhvillohet nga ora 17:30 e pasdites deri në orën 9 të mëngjesit”, thuhet në kumtesën e TAV Maqedoni.

Ata paralajmërojnë se rehabilitimi i planifikuar në konsultim me të gjithë aktorët do të përfundojë pa mbyllur aeroportin dhe me ndikim minimal në komunikacionin ajror.

Related posts

Moti sot i ngrohtë

Z H

Bërnz: Veprat penale në lidhje me mjedisin jetësor në mënyra të ndryshme mbesin nën hije

D V

VMRO reagon për mos pranimin e dorëheqjeve të Filipçes e Hasanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More