Agjencia Zhurnal.mk.

‘Pishman Ruxhi’, javë më parë u prezantua te A&N, sot e zyrtarizon Vushtrria

Vazhdojnë vakitë në futbollin kosovar, ku futbollistë të ndryshëm prezantohet në dy apo tri klube brenda një afati kalimtar.

I fundit që ka bërë ‘magji’ është portieri i njohur Armend Ruxhi.

Ish-portieri i Ballkanit dhe Lirisë më 6 janar ishte prezantuar tek skuadra prizrenase A&N, të cilët e kishin cilësuar si transferim bombastik, shkruan Gazeta Olle.

Vetëm pak çaste më parë, Ruxhi është prezantuar nga FC Vushtrria që kanë raportuar se ai ka ardhur nga skuadra e Onix.

Portieri me përvojë tani është bashkuar me skuadrën bardhekaltër në fazën përgatitore në Durrës.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

Armend Ruxhi nënshkruan me Vushtrrinë 

 

Portieri me përvojë pjesë e disa klubeve si FC Liria, FC Ballkani e së fundmi pjesë e FC Onix, ka vendosur që stinorin pranveror të vazhdojë me Vushtrinë .
Armend Ruxhi është bashkangjitur klubit në fazën përgatitore që klubi ynë po e zhvillon në Durrës.
Ne deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret  rikthimin në superligen e Kosovës!
Këtu përfundon edhe meraktoja jonë sa u përketë transferimeve. Na priftë e mbara!
/Gazeta Olle/

Related posts

Maqedonia e Veriut planifikon të blejë 3 milionë ton thëngjill nga Kosova

D V

EDITORIAL / ASH-ja me njërën këmbë në qeveri, Alternativa në siklet !

Redaksia

Konferencë dhe prezantim të analizës së IPE-së për raportin e KE-së

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More