Agjencia Zhurnal.mk.

Pirja e tepruar e kafesë rrit rrezikun për shfaqje të demencës

Kafeja mund të jetë e përsosur për të nisur mëngjesin me të mirëpo studimet e reja tregojnë se të tepruarit me këtë pije mund të komprometojë shëndetin e trurit me kalimin e kohës.- Advertisements –

 

Hulumtuesit në Australi kanë gjetur se konsumimi në nivel të lartë i kafesë është i lidhur me volum më të vogël të trurit dhe me rritje të demencës për 53%.

Ekspertët nuk kanë ofruar sqarime me këtë lidhshmëri ndërmjet kafesë dhe problemeve me tru. Ky studim ka ardhur pak kohë pasi studimet e mëparshme kishin gjetur se pirja e kafesë në mënyrë të moderuar në të vërtetë mund të shmangë demencën.

Mirëpo, sipas studimit më të ri, pirja e kafesë ka dobi shëndetësore në aspekte të tjera, nëse nuk teprohet në konsumim.

Sipas studimit, për të shmangur problemet me tru, konkretisht demencën, preferohet që të mos konsumohen më shumë se gjashtë filxhanë kafe në ditë.

Related posts

Resveratroli zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve, pohon një mjek nga Harvardi: Gjendet me bollëk në këto ushqime

D V

Përhapja e variantit Delta, a duhet të jemi të shqetësuar?

Lea Muslija

Një arsye pse duhet të hani çokollatë çdo ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More