Agjencia Zhurnal.mk.

Pilotit të Formula 1 i vidhet ora me vlerë 40 mijë funta, pas finales së Wembley

Piloti i Formula 1 Lando Norris është tronditur pasi u grabit në stadiumin “Wembli” në përfundim të finales së Euro 2020 Angli-Itali.

 

Pilotit të MekLaren-it iu vodh një orë me vlerë 40 mijë paund.

Ai sapo kishte dalë nga impianti dhe po shkonte në makinën e tij luksoze McLaren me vlerë 165 mijë Paund, kur dy persona i dolën para dhe e bllokuan.

Njëri i mbajti, kurse tjetri i hoqi orën e kushtueshme nga dora. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Policia londineze e pati të vështirë të mbante rregullin, ndërsa rreth 100 mijë persona u mblodhën përreth “Wemblit” e tentuan që të futeshin brenda impiantit për të parë finalen.

Por skenat e shëmtuar dhe përleshjet e huliganëve nuk munguan. Grabitjen e konfirmoi edhe skuadra e McLarenit që sqaroi se 21-vjeçari është i tronditur, por nuk ka asnjë dëmtim.

Norris do të përpiqet që të lërë pas incidentin dhe të përqendrohet në Çmimin e Madh të Britanisë këtë fundjavë.

Ai e ka nisu mirë sezonin dhe është i katërti në renditjen e pilotëve në kampionatin botëror të Formula 1.

Related posts

Griezmann drejt Atletico Madridit, Barcelona e zëvendëson me Luuk de Jong

D V

Roma fiton lehtësisht edhe ndeshjen e dytë ndaj Trabzonsporit, futet në grupe të Ligës së Konferencës

Redaksia

Tifozët nuk arrijnë ta besojnë, por Mbappe shënon gol të ‘çmendur’ në stërvitje te Franca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More