Agjencia Zhurnal.mk.

Piero Ausilio gëzon tifozët e Interit: Asnjë futbollistë nuk largohet në janar

Piero Ausilo ka gëzuar tifozët e Interit sa i përket largimit të mundshëm të futbollistëve.

 

Drejtori sportiv i Interit ka deklaruar pas sfidës ndaj Sheriff Tiraspol se asnjë futbollistë nuk do të largohet nga Neroazzurët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai fillimisht ka folur për kontratën e re të Nicolo Barellas, duke thënë se kanë mbetur vetëm disa detaje për tu zyrtarizuar, derisa për kroatin Brozovic, gjithashtu klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin.

“Për rinovimin e Barella kanë mbetur disa detaje, po flasim për aspekte formale dhe kaq. Kemi besim, shpresoj të kemi lajme para derbit”.

“Sa i takon Brozovic, mund të them vetëm se ne me të vërtetë duam të rinovojmë me të. Së shpejti do takohemi me agjentët dhe do përpiqemi të gjejmë zgjidhjen. Ai është një lojtar i rëndësishëm që e duam për të ardhmen. Duhet të shohim se çfarë mendon edhe pala tjetër”, tha Ausilio.

Tutje drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Italisë ka thënë se asnjë futbollistë i Interit nuk do të largohet gjatë janarit.

“Sa i takon largimeve, asnjë shitje nuk do të merret në konsideratë në janar. Do t’i japim vazhdimësi punës së nisur në qershor”, tha Ausilio.

Related posts

Myrto Uzuni realizon het-trick për Ferencvarosin, Prishtina eliminohet nga Liga e Kampionëve

D V

McGregor del me teori se përse Wilder u mposht nga Fury

D V

PSG refuzon ofertën e Realit për Mbappe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More