Agjencia Zhurnal.mk.

Pierluixhi Kolina sqaron shtesat e gjata në Botërorin “Katar 2022”

Në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të FIFA, presidenti i komisionit të gjyqtarëve Pierluixhi Kolina, ka folur për gjykimin në botërorin Katar 2022. Ai ka sqaruar shtesat e gjata që janë vënë re në të gjitha ndeshjet.

“Njerëzit duan të shohin futboll, më shumë futboll se sa humbje kohe në fushë. U kërkuam gjyqtarëve të llogarisin me më shumë saktësi kohën e humbur në çdo pjesë loje. Kjo bëhet për të patur kohë aktive të lojës më të gjatë në një ndeshje. Kështu, llogarisim kohën e humbur nga dëmtimet, nga zëvendësimet etj. Pra, gjyqtarët llogarisin me kujdes kohën e humbur, përfshi edhe kohën e humbur nga festimet e një goli apo ndërhyrja e VAR. Çdo kohë e humbur llogaritet dhe kjo ka sjellë shtesat e gjata”, tha Kolina.

“Të gjithë pyesin se përse u dhanë 14 minuta shtesë në Iran-Angli? Loja në atë pjesë të dytë u ndal për 23 minuta për dy dëmtime, zëvendësimet etj. Ndaj, ajo shtesë ishte mëse e nevojshme, pavarësisht rezultatit. Ne kemi kërkuar mesatarisht të jepen 10 minuta shtesë, ndërkohë që 4 vite më parë, në Rusi, kjo mesatare ishte 6 minuta për ndeshje”, tha Kolina.

“Kjo shtesë e gjatë ka dhënë mundësi që të luhet futboll në fushë mesatarisht për 59 minuta, të paktën deri më tani. Impakti i këtyre shtesave të gjata? Deri më tani ka qenë pozitiv, sidomos nga publiku, nga spektatori në fushë dhe nga ata që kam takuar personalisht. Njerëzit vijnë për të parë futboll dhe atyre u pëlqen loja e luajtur, jo ndalesat e gjata. Nëse dëshironi, mund të japim edhe më shumë shtesë. Njësoj si në koncert, kur kërkojnë që pjesa e luajtur të përsëritet”, tha në fund Kolina.

Related posts

Jo dy, Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea

D V

U lëndua në Ligën e Kampionëve, Chelsea shpreson që Lukaku të mungojë vetëm dy ose tre javë

D V

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More