Agjencia Zhurnal.mk.

Pica italiane apo Ukraina si Çernobili, TV korean tallet dhe më pas kërkon falje

Derisa u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, që u transmetua në gjithë globin. Shuarja e flakës olimpike sinjalizoi nisjen e garave dhe dueleve.

 

204 shtete marrin pjesë në Olimpiadë, teksa numri i atletëve shkon në 11.238, të cilët do të garojnë në 33 sporte dhe 50 kategori të ndryshme.

Në Korenë e Jugut nuk ka munguar ironia gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ceremonisë së hapjes. Komentatorët kanë përdorur fjalët pica për delegacionin olimpik italian.

Parakalimi i skuadrës ukrainase u shoqërua me Çernobilin, ndërsa Norvegjinë e lidhën me peshkun e salmonit, ushqimi kryesor i dietës së vendit viking.

Ironia dhe tallja nuk mungon as për Ishujt Marshall, shteti në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, të cilin koreanët e cilësuan: “Vendi ku Shtetet e Bashkuara kryejnë prova bërthamore”.

Transmetuesi Mbc u ka kërkuar falje vendeve të përmendura për krahasimet e përdorura me anë të një reagimi zyrtar: “Fraza dhe imazhe të papërshtatshme. Ne u kërkojmë falje këtyre vendeve dhe shikuesve tanë“.

Related posts

Driton Kuka: Xhudo gjithmonë për Kosovën, Ishte një ditë e shkëlqyeshme për Erzën

D V

Man. Utd zyrtarizon marrëveshjen me Sanchon

Z H

Haaland shënon në kohën shtesë për t’ia dhuruar fitoren Borussia Dortmundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More