Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska: Vendimi për minierat do të shqyrtohet përsëri, dëgjojmë reagimet e opinionit

Shkup, 17 korrik – Protesta kundër paralajmërimeve për hapjen e minierave të reja në rajonin e Strumicës, pasi që qeveria vendosi që të sjell vendim për bashkimin e koncesioneve për Illovica dhe Shtuka, tregoi se disa ministra të Qeverisë janë kundër vendimit të Qeverisë, pjesë e të cilës janë edhe vetë.

Por, për ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrvoska kjo nuk do të thotë se është një manipulim, por dëgjim i reagimeve të qytetarëve.

Në pyetjen se a ndjehen të manipuluar nga ky vendim i Qeverisë, Petrovska me përgjigje:

“Mendoj se është term i rëndë manipulimi. Ajo që ne deshëm të tregojmë me reagimin, ishte një tregim se ne i dëgjojmë reagimet e opinionit. Ne i shohim reagimet në rrjete sociale, kur thonë se ne nuk e kemi ditur se çfarë ndodh në seancë.

Ne mund të të kërkojmë revizion të një vendimi, dhe ky nuk është një dobësim, por guxim për ministrat që të kërkojnë. Pres që në seancën e nesërme, siç paralajmëroi kryeministri ky vendim të shqyrtohet sërish”, tha Petrovska për “TV21”.

Related posts

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky