Shkup, 20 dhjetor – Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në deklaratë para mediave është shprehur se vendi nuk rrezikohet sa i përket sigurisë dhe kërcënimeve me bomba.
Sipas saj, nuk ka kërcënime reale për sigurinë e shtetit dhe për këtë qytetarët duhet të jenë të bindur sepse shërbimet po ndërmarin masat e nevojshme për siguri, informon Zhurnal.
“Mbrojtja sajber e të gjitha institucioneve, por edhe gjithë asaj që paraqet infrastrukturë kritike është sfidë. Ministria është bartëse e vendimit të ri ligjor për mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe nesër në klubin e deputetëve do ta kemi debatin e fundit publik me çka ligji do të përcillet me procedurë. Derisa të miratohet ligji, absolutisht çdo institucion ndërmer masa shtesë sa i përket mbrojtjes sajber. Kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me partnerët strategjik në korniza të NATOs por edhe jashtë saj. Sajber mbrojtja është diçka për të cilën duhet të punohet vazhdimisht dhe nuk është diçka e cila përgjithmonë përfundon”, tha ministrja Petrovska./Zhurnal.mk