Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska takon ambasadoren e re amerikane, Angela Ageler, bisedojnë çfarë është arritur së bashku

Shkup, 10 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot në poligonin ushtarak “Krivollak” e ka realizuar takimin e parë me ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së në vend, Angela Ageler.

 

Siç theksoi ministrja Petrovska, takimi i parë po mbahet në “Krivollak”, sepse, sipas saj, zhvillimi i poligonit është shembulli më i mirë i intensitetit të bashkëpunimit të përbashkët, për angazhimin në zhvillimin e marrëdhënieve të mbrojtjes, zhvillimin e përbashkët të forcave të armatosura të dy vendeve dhe zhvillimin e ndërveprueshmërisë në NATO.

Ministrja theksoi se Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja kanë bashkëpunimin më gjithëpërfshirës dhe intensiv të mbrojtjes, që vjen falë përkushtimit të të dyja vendeve dhe dëshirës për zhvillim të përbashkët.

Ministrja Petrovska shtoi se për vendet si Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja, të cilët tregojnë motiv dhe përkushtim të fortë ndaj dialogut strategjik dhe partneritetit strategjik, janë në rritje ambiciet për bashkëpunim edhe më intensiv të mbrojtjes.

Ambasadorja Ageler tha se është plotësisht e vetëdijshme për bashkëpunimin intensiv të mbrojtjes mes dy vendeve dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë të zbatohet dhe zhvillohet edhe në të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në kontinent, për nevojën për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe për procesin e integrimit evropian.

Në “Krivollak”, ambasadorja Ageler pati mundësinë të njihej nga afër me karakteristikat e transportuesve të rinj të blinduar të prodhimit amerikan, JLTV Oshkosh, të cilat janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës. SHBA-të këtë vit po e mbështesin këtë proces modernizimi me një total prej 106 milionë dollarësh përmes programeve të bashkëpunimit në mbrojtje.

Related posts

Demokracia është në krizë

Xh M

Mot me diell me vranësira të vogla lokale

Z.H

Pranohen pesë projekte të Fakultetit farmaceutik në shpalljen e MASH-it për modernizimin e laboratorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More