Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska ndau distinktiv të artë për 30-të vjet shërbim aktiv në Armatë

Shkup, 16 gusht – Gjithsej 281 oficerë, nënoficerë dhe civilë morën sot distinktivin e artë për tridhjetë vjet shërbim aktiv në Armatë, me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës dhe shërbimit gjatë 30 viteve nga themelimi i saj.

Mirënjohje për 145 oficerë, 69 nënoficerë dhe 67 civilë për përkushtimin e tyre në mbrojtje dhe Armatë, sot me rastin e ndarjes së simboleve shprehu ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, si dhe shefi i SHM-së, nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili është edhe njëri nga fituesit e distinktivit të artë për shërbim aktiv në Armatë që nga formimi.

“Kur themi se Armatën kemi filluar ta ndërtojmë nga vetë themeli, mendojmë tek ju. Ju e ndërtuat, e ndërtuat, ju ishit profesionistët që së bashku me kolegët tuaj krijuat një histori që do ta kujtojmë dhe një të ardhme që dëshirojmë. Puna dhe energjia juaj e palodhur janë shpaguar me rezultate të shkëlqyera, përfshirë anëtarësimin tonë historik në Aleancë. Të gjithë ju që keni marrë pjesë në këto procese mund të thoni me krenari se keni qenë pjesë e këtij suksesi. Ju e dini më së miri se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një ekipi, e një familjeje që e do atdheun e vet dhe punon për të pa kompromis dhe pa rezerva”, theksoi Petrovska, duke thënë se është nder dhe kënaqësi t’i shpërblej personalisht me distinktiv për 30-të vjet shërbim në Armatë.

Ministrja u tha atyre që njohuritë e tyre t’i ndajnë me kolegët më të rinj, sepse siç tha ajo, ata kanë detyrimin të vazhdojnë ndërtimin e këtij vendit tonë të përbashkët. Ajo theksoi se si vend kemi treguar se kemi forcën, tregoi ajo, të befasojmë, siç është integrimi më i shpejtë ushtarak në Aleancë, me vlerësimin e suksesshëm të NATO-s për Batalionin e Lehtë të Këmbësorisë, por edhe me kujdesin dhe përkushtimin që kemi ndaj Armatës.

Kemi sjellë ndryshime në Ligjin e Shërbim në Armatë që përmirësojnë seriozisht standardin e secilit prej jush. Ne e pajisim armatën dhe po përmirësojmë kushtet e punës së secilit pjesëtar të saj”, theksoi Petrovska.

Related posts

Petkov edhe zyrtarisht dorëhiqet

Xh M

Edhe shtatë automjete të reja si donacion për MPB-në nga Republika Çeke (Foto)

Z.H

Edukimi i kadriologëve të fëmijëve, KPK: U shpenzuan mjete, mjekët ikën te privatët

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More