Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska fillon konsultime për vazhdimin e transformimit të sistemit për mbrojtje

Shkup, 4 maj – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot do të mbajë takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe tink-tenk me çka do të fillojë konsultime të zgjeruara në procesin e transformimit të sistemit për mbrojtje i cili vazhdon pas anëtarësimit të vendit në NATO për përforcimin e aftësive mbrojtëse në periudhën e vitit 2022-2031, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes.

Qëllimi është që përmes dialogut me organizatat civile të vendoset bazë për shfrytëzimin e burimeve në krijimin e politikave nga sfera e mbrojtjes, sigurisë dhe integrimeve euroatlantike, me këtë rast të ndërtohet platformë me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe bashkësisë akademike.

Nga MM-ja theksojnë se ekspertiza, studimet dhe analizat e shoqatave joqeveritare dhe organizatat tink-tenk kanë rëndësi të paçmueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për Armatën në ndërtimin e diskursit shoqëror dhe kjo duhet të shfrytëzohet me realizimin e prioritetit kryesor përmes qytetarëve të sigurt deri në të ardhme të sigurt të shtetit.

Pritet që pjesëmarrësit t’i ndajnë pikëpamjet e tyre dhe të iniciojnë aktivitetet dhe mekanizmat projektuese për përfshirjen e ekspertizës së tyre në proceset të cilat i zbaton Ministria dikasteriale.

“Ministria e Mbrojtjes veçanërisht do të angazhohet për të siguruar mbështetje nga pjesa për diplomaci publike dhe fondi Shkencë për paqe të Aleancës veriatlantike në konfirmimin e nevojave dhe zonave parimore për të cilat përmes thirrjeve publike mund të sigurohet financim nga NATO-ja të projekteve për organizatat joqeveritare dhe tink-tenk në përforcimin e kontrollit civil të sistemit të mbrojtjes dhe të Armatës, luftës kundër lajmeve të rrejshme, kërcënimeve hibride, krijimit të politikave publike për mbrojtje dhe të tjera”, informon MM-ja.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky