Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska: Donacionet për Ukrainën nuk e dëmtojnë gatishmërinë luftarake të vendit

Shkup, 3 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot theksoi se me donacionet për Ukrainën nuk dëmtohet gatishmëria luftarake e shtetit dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është vend i sigurt, i cili si edhe shtetet e tjera është i ekspozuar në kërcënime hibride.

 

Petrovska në emisionin Studio 10 në TV 24 ku ishte mysafir deklaroi se vendimet për dërgimin e ndihmës Ukrainës nuk fshihen, por kualifikohen hollësitë për shkaqe praktike. Ajo shtoi se vendimet për donacione në hollësi janë regjistruar në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kur do të ketë mundësi do të publikohen në hollësi.

“Më e rëndësishme është se gjithçka që kemi dhuruar i duhej Ukrainës dhe se nuk bëhet fjalë për reklamë”, tha Petrovska, duke shtuar se me ato donacione nuk është dëmtuar gatishmëria luftarake e vendit.

Ajo nuk pret se do të ketë zhvillim të veprimeve luftarake nga Ukraina më gjerësisht në Evropë. Petrovska shtoi se Ukraina nuk mundet tani të bëhet anëtare e NATO-s sepse nuk i përmbush kushtet, por vendi pranon dhe do të pranojë ndihmë nga Aleanca.

“Ukraina nuk lufton, Ukraina e mbron territorin e saj”, theksoi ministrja.

Sa i përket sigurisë së Maqedonisë së Veriut, Petrovska tha se jemi vend i sigurt, i cili si edhe shtetet e tjera është i ekspozuar në sulme kibernetike dhe kërcënime hibride. Qëllimi i këtyre kërcënimeve dhe sulmeve, shtoi ajo, është shkaktimi i mosbesimit dhe pasigurisë në shoqëri.

Ajo supozon se shkaku për sulmet hibride ndaj saj janë të nxitura nga qëndrimi i saj i fuqishëm drejt luftës së padrejtë kundër Ukrainës.

Ajo tha se të gjitha organizatat e sigurisë në shtet bashkëpunojnë mes vete, ndërsa pritjet e saj janë që të gjitha institucionet të reagojnë në kuadër të kompetencës së saj dhe t’i dekurajojnë sulmet e tilla.

Në lidhje me vendosjen e shërbimit të detyrueshëm në ushtri, Petrovska tha se për momentin nuk hapet ky debat dhe shtoi se vendi me strategji bazohet në ushtrinë profesionale dhe se duhet të llogaritet se sa do të jenë përfitimet, ndërsa sa shpenzimet nga vendosja e shërbimit ushtarak.

Për dorëheqjen të cilën dje përsëri e kërkoi VMRO-DPMNE-ja nga ministrja e Mbrojtjes, ajo komentoi se me dinjitet e zbaton Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Armatën, i cili i prek të punësuarit në Armatë dhe për të gjitha problemet dhe situatat bisedon me të punësuarit punëdhënësi i të cilëve është Ministria e Mbrojtjes.

Ajo shtoi se nëse deputetët kanë vërejtje për punën e saj nuk duhet të kërkojnë dorëheqjen e saj, por duhet të parashtrojnë interpelancë.

Related posts

Joveski: Mostrat e ADN-së do t’u dorëzohen prokurorëve bullgarë

Z.H

16 afganë me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni u nisën për në Kanadë

Z.H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More