Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska dhe Gjurçinovski për vizitë në poligonin Itan Alen të Gardës kombëtare të Vermontit

Shkup, 8 qershor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski vizituan poligonin e Gardës kombëtare të Vermontit, Itan Alen ku u pritën nga komandanti i Gardës kombëtare, gjenerali Gregori Najt.

Siç informon Ministria e Mbrojtjes, në poligonin e trajnimit Itan Alen, ministrja Petrovska dhe gjenerali Gjurçinovski kanë pasur mundësinë të përcjellin stërvitjen e përbashkët të ushtarëve të Maqedonisë së Veriut nga çeta për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike dhe Gardës kombëtare të Vermontit të quajtur “Northern Fallout“, që paraqet një tjetër dëshmi të partneritetit dhe bashkëpunimit të fuqishëm midis forcave të armatosura të dy vendeve.

Pas vizitës në poligonin ushtarak, Petrovska dhe Gjurçinovski do ta vizitojnë edhe bazën ajrore të Gardës kombëtare të Vermontit, ku do të priten nga komandanti i krahut, koloneli Daniel Finegan. Vizita në bazën ajrore do të përfundojë me ngritjen e avionëve luftarakë F-35 të Gardës kombëtare ajrore të Vermontit.

Petrovska do të vizitojë edhe Qendrën operacionale emergjente në Vermont, ku do të realizojë takim me drejtoreshën e qendrës, Erika Borneman.

Related posts

Shqiptohen 345 kundërvajtje trafiku në Shkup, 173 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Xh M

Lloga për ekstradimin e Palevskit: Besoj se të gjitha kërkesat tona do të shqyrtohen në procedurën e mëtejshme në Turqi

Xh M

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M