Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska dhe Bytyqi për vizitë të kapaciteteve vendore për prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimit

Shkup, 5 korrik – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ishin për vizitë të kapaciteteve vendore për prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimit në fabrikën “ATS Grup”, gjegjësisht në ish fabrikën Suvenir – Samokov. 

Gjatë vizitës, ministrja Petrovska dhe zëvendëskryeministri Bytyqi e ndanë mundësinë që kompanitë vendore të marrin pjesë në tenderët e NATO-s për furnizime, proces në të cilin Qendra për Mbështetje të Kompanive në Ministrinë e Mbrojtjes është e gatshme të japë mbështetje. 

“Kjo është një nga përfitimet e mëdha për kompanitë tona dhe ekonominë në përgjthësi që nga hyrja e vendit tonë në NATO. Ky është treg i madh me potencial të madh”, tha Bytyqi, transmetoi shërbimi për informim i Qeverisë. 

Petrovska dhe Bytyqi gjatë vizitës kishin mundësi që nga afër të njoftohen me procesin e prodhimitarisë në këtë kompani. 

“Jetojmë në një kohë kur mbështetja vetëm në rrjedhat globale të furnizimit të materialeve dhe shërbimeve kritike po bëhet e rrezikshme. Prodhimi i mallrave dhe shërbimeve të natyrës mbrojtëse në vendin tonë, është me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, por edhe për sigurinë kolektive në NATO”, theksoi ministrja Petrovska.

Qëllimi i kësaj vizite, theksohet në kumtesën e Qeverisë, është që të shqyrtohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes shtetit dhe industrisë ushatarake, gjegjësisht subjekteve afariste të cilat merren me prodhimitarinë dhe qarkullimin e mallrave lidhur me veprimtari në mbrojtje në Maqedoninë e Veriut, si dhe mbështetje të subjekteve të cilat janë ofruese potenciale të mallrave dhe shërbimeve me karakter mbrojtës. 

ATS Grup është kompani e madhe e cila ka 550 të punësuar, prej të cilëve 350 të punësuar janë në fabrikën për prodhimin e armëve. Në këtë moment kompania zbaton procedurë për punësim të edhe 80 personave të tjerë. Sa i përket investimeve në kompani, investime të reja të përgjithshme janë 202 milionë euro, ndërsa vetëm për municion të kalibrit të vogël dhe kapsolla investimi i ri është në vlerë prej rreth 50 milionë euro.

Related posts

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Xh M

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M