Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska: Ballkani i qetë dhe i sigurt është i mundur vetëm nëse kemi rajon të integruar

Shkup, 14 dhjetor – Ballkani i qetë dhe i sigurt është i mundur vetëm nëse kemi Ballkan të integruar. Shumë herë është dëshmuar se proceset integruese për ne janë edhe procese të pajtimit brenda në secilin nga vendet tona, por edhe në mesin tonë, porositi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në konferencën e sotme rajonale “Paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”.

Ministrja theksoi se BE-ja është shembulli më i mirë për sigurimin e paqes mes vendeve, njëherësh theksoi se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi punon në qëllimin për hyrje në Bashkimin Evropian. 

“Ne po shtrojmë rrugën drejt BE-së dhe po punojmë për të. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët maqedonas meritojnë të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane, një familje me vlera dhe ideale. Në rrugën drejt kësaj, ka ende shumë detyra, shumë detyrime. Të gjithë e dimë se RMV është përballë sfidës së miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat, për fat të keq, ende nuk janë zbatuar. Shpresoj se të gjitha forcat demokratike, forcat progresive që mendojnë mirë për këtë vend, do të bëjnë hapin e duhur në atë drejtim”, deklaroi Petrovska.

Shtoi se me zhvillimin e teknologjisë dhe teknikës në botë paraqiten edhe forma të ndryshme të kërcënimeve dhe sulmeve, por se shteti i kapur ndan mjete të mëdha në lidhje me mbrojtjen.

“Askush nuk mund të garantojë se në ndonjë vend procesi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike ose siguria kibernetike do të jetë gjithmonë përfundimtare. Është një sfidë për të cilën duhet të punojmë vazhdimisht dhe pikërisht për këtë e konsideroj këtë mbështetje dhe këtë deklaratë mbështetjeje si një gjest jashtëzakonisht të mirë dhe një gjest miqësie dhe mirënjohjeje për atë që kemi bërë në të kaluarën në këtë fushë. Sigurisht, ne mund të kishim folur nga një distancë tjetër, domethënë mund të kisha folur se si do të kontribuonim ne si shtet anëtar i BE-së për këtë, por siç e thashë në deklaratën time, kjo kërkon vendime politike, të guximshme dhe vizionare”, vlerësoi ministrja.

Ajo theksoi se në Ministrinë e Mbrojtjes deri më tani nuk ishin regjistruar, veçanërisht gjatë muajve të kaluar, sulme kibernetike të cilat do ta dëmtonin infrastrukturën tonë.

Në lidhje me luftën në Rripin e Gazës dhe sa ajo përfaqëson rrezik për sigurinë e vendit, Petrovska tha se nuk ka kërcënim nga lloji konvencional dhe se po punohet me të kthyerit në vend të cilët janë regjistruar dhe integrimin e tyre dhe resocializim në shoqëri.

Maria Ristevska, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Hulumtim dhe krijim të Politikave, tha se gjendemi në një moment gjeopolitik jashtëzakonisht të polarizuar ku organizatat civile mund të kenë rol kyç në ndërtimin e rezistencës dhe promovimin e paqes në rajon.

Informoi se në panelin e dytë sot do të prezantohen rezultatet nga Sekuri metri të cilin e përgatit Këshilli Rajonal për Bashkëpunim i cili tregon për herë të parë se krimi i organizuar, korrupsioni dhe marrëdhëniet ndëretnike të polarizuara janë kërcënimet kryesore të cilat i shohin qytetarët e Ballanit si kërcënime të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Njëherësh theksoi se hulumtimet kanë treguar se nga vendet e Ballkanit Perëndimor të pasigurt ndihen qytetarët e Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Në konferencë duhet të flasin edhe Kristin Melsom, ambasadore e Mbretërisë së Norvegjisë për Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut dhe Dajana Cvjetkoviq, menaxhere programi në SMART Ballkan nga Qendra për promovim të shoqërisë civile nga BeH.

Konferenca rajonale “Paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor” mbahet në organizim të Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave dhe konsorciumit SMART- Ballkan

Ngjarja është pjesë nga projekti SMART Ballkan- Shoqëria civile për Ballkanin Perëndimor që ka për qëllim të kontribuojë në forcimin e demokracive participuese dhe integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor, kurse zbatohet në partneritet mes Qendrës për avancimin e shoqërisë civile nga Bosnje dhe Hercegovina, Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave nga Maqedonia e Veriut dhe Institutit për demokraci dhe ndërmjetësim nga Shqipëria.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy