Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska – Balfort: Nevojitet fillim i shpejtë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Shkup, 29 prill – Ballkani Perëndimor duhet të jetë lartë në agjendën e Bashkimit Evropian. BE-ja duhet të jetë e vendosur dhe të fillojë sa më shpejt bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, tha sot ministrja e Mbrojtjes Slavjanja Petrovska në takimin me Joaneke Balfort, drejtoreshë për Siguri dhe Politikë Mbrojtëse e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm, i cili po viziton Shkupin.

Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Petrovska u përqëndrua në nevojën për një perspektivë të dukshme dhe të shpejtë evropiane të vendeve të rajonit, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos në këto kohë të sfidave të sigurisë në kontinent.

Ajo shtoi se ky proces ndikon edhe në besueshmërinë e Unionit.

Petrovska theksoi se politika e përbashkët e sigurisë dhe mbrojtjes është një mjet tjetër për përforcimin e marrëdhënieve me rajonin, dhe politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut është plotësisht në përputhje me këtë politikë të sigurisë dhe mbrojtjes të Unionit.

Nga ana e tij, Balfort u pajtua se Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë negociatat.

“Shpresojmë se do të arrijmë t’i nisim shpejt negociatat e anëtarësimit, gjë që do të japë një shtysë jashtëzakonisht pozitive. Maqedonia e Veriut është e gatshme për këtë proces”, tha Balfort.

Ajo falënderoi për harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të Unionit.

Lidhur me bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe BE-së, Petrovska dhe Balfort konstatuan se të dyja organizatat kanë sfida të përbashkëta që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta. Ata theksuan se NATO dhe BE duhet të punojnë së bashku për shumë çështje, veçanërisht në ndërtimin e rezistencës ndaj kërcënimeve.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e ngushtë në ngritjen e kapaciteteve në ballafaqimin e kërcënimeve hibride dhe veçanërisht dezinformatave, si sfidë me të cilën përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e Unionit.

Maqedonia e Veriut ka kontribuar në operacionin EUFOR-ALTHEA në Bosnje e Hercegovinë që nga viti 2006, dhe nga viti 2020 ka qenë pjesë e misionit të trajnimit të BE-së në Republikën e Afrikës Qendrore.

Related posts

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

Dimitrievski fitoi në Kumanovë, Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, ndërsa Jakimovski humbi në Karposh

D V

Ndarja e granteve nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky