Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska – Axhiq: Angazhim i përbashkët në sigurinë rajonale dhe bashkëpunim i intensifikuar në mbrojtje

Shkup, 17 nëntor – Situata e sigurisë në rajon dhe intensifikimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dy vende aleate në Aleancë kanë qenë temat që u diskutuan në takimin e sotëm mes ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe ushtruesit të detyrës, ministër i Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Axhiq.

 

“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si anëtarë të NATO-s, kanë përgjegjësinë dhe detyrimin për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Përgjigja më e mirë ndaj paqëndrueshmërisë së sigurisë së shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës është bashkëpunimi edhe më i fuqishëm dhe më gjithëpërfshirës i mbrojtjes që kontribuon në rritjen e kapaciteteve të të dy armatave dhe forcimin e interoperabilitetit me aleatët”, theksoi në takim ministrja Petrovska.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes dy ministrat janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe stërvitjeve.

Ministri Axhiq nga ana tjetër ka falënderuar mbi mundësinë për stërvitje të pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në poligonin ushtarak “Krivollak”. Petrovska dhe Axhiq kanë diskutuar poashtu edhe për përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, posaçërisht duke pasur parasysh se jemi dëshmitarë se cak i sulmeve janë edhe vendet e rajonit, vendet anëtare të NATO-s.

Ata ranë dakord se mbeten të përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje dhe se të dyja vendet, si anëtarë të NATO-s, paraqesin shtyllën e sigurisë në rajon.

Në Akademinë ushtarake “gjeneral Mihailo Apostollski” trajnohen edhe kadetë nga Mali i Zi, që është dëshmi e cilësisë së saj dhe besimit nga Mali i Zi se Akademia ushtarake prodhon oficerë me aftësi ushtarake dhe drejtuese. Aktualisht në Akademi shkollohen 15 kadetë nga Mali i Zi.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes që nga viti 2007, kur u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim. Plani për bashkëpunim bilateral për vitin 2022 parasheh 17 aktivitete të përbashkëta nga të cilat 11 janë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 6 në Mal të Zi. Ky plan përfshin takime në nivelin më të lartë, konsultime dypalëshe, biseda në nivel ekspertësh në politikën e mbrojtjes, furnizimin dhe modernizimin si dhe edukimi i kadetëve në Akademinë ushtarake.

Related posts

Prokuroria do të kërkojë t’i vazhdohet paraburgimi, Muhamed Zekiri ndjehet i pafajshëm

Z.H

Ballkani i Hapur/ Zaev: Marrëveshjet për një treg të përbashkët të punës me rëndësi të veçantë për qytetarët

Z.H

Ganiu paralajmëron kalldërm të re dhe vitrina të reja në Çarshi të Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More