Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska: Anëtarësimi në NATO dhe rruga e integrimit në BE është investim në një vend të sigurt dhe prosperitar

Shkup, 13 qershor – Maqedonia e Veriut bëri një hap serioz përpara në pozicionimin e saj dhe se nga një vend që në të kaluarën njihej për lloje të ndryshme krizash dhe gjithmonë kërkonte ndihmë, tani është një vend anëtar i Aleancës së NATO-s dhe seriozisht dhe në mënyrë të sigurt është drejt arritjes për qëllimin e saj të dytë strategjik, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Ky investim është bërë viteve të fundit në kuptimin politik të fjalës në vendin tonë, megjithatë edhe gjithë mbështetja të cilën SHBA na e kanë dhënë, po na e japin dhe do të na japin në të ardhmen me të vërtetë ka dhënë rezultat, thekson ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në intervistë për Zërin e Amerikës.

Në intervistë, Petrovska flet për disa tema, si vendi dhe roli i Maqedonisë së Veriut në raport me sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive në NATO, stabilitetin rajonal në kontekstin e situatës në Kosovë, qëndrimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe donacionet për armatën ukrainase, si dhe procesin e modernizimit të armatës dhe barazinë gjinore në mbrojtje.

Në intervistë u diskutua edhe për modernizimin e Armatës, për të cilin ministrja bëri me dije se është në vazhdim e sipër, gjegjësisht ka mbërritur dërgesa e dytë e automjeteve të blinduara JLTV Oshkosh dhe sipas planeve, njësia e armatës së NATO-s duhet të pajiset plotësisht me standardet më të larta nga fundi i vitit 2025, sepse në vitin 2026 ka edhe një vlerësim të NATO-s. Sa i përket prokurimit të helikopterëve të rinj, Petrovska ka treguar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ofertave nga katër kompani dhe se bëhet fjalë për helikopterë të cilët sipas nevojave duhet të jenë multifunksional, t’i përmbushin kapacitetet e nevojshme të Armatës dhe të jenë  të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve gjatë shpëtimit dhe të llojeve të tjera të misioneve civile.

Petrovska i referohet barazisë gjinore dhe perspektivës në mbrojtje, ku u shpreh e kënaqur që numri i pjesëtareve femra të ushtrisë është dyfishuar në pak më shumë se një dekadë dhe shprehu bindjen se pas emërimit të një gruaje, kolonele në krye të një seksioni në Shtatmadhorinë, në propozimin e Shtatmadhorisë dhe Ministrisë në të ardhmen e afërt, Presidenti do të emërojë gruan e parë gjenerale.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy