Agjencia Zhurnal.mk.

Petkovski ka frikë se edhe bullgarët do kërkojnë gjuhë zyrtare

Shkup, 20 Nëntor – Është e mundur që bullgarët të përdorin pasaportat bullgare që kanë maqedonasit për të kërkuar që gjuha bullgare të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

 

Tito Petkovski, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryetar i partisë në pushtet, NSDP ka dalë dje me këtë qëndrim gjatë intervistës për Kanal 5.

Petkovski mendon se sipas tij, nuk ka arsye pse bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e vendit.

– Nuk e di se cili është qëllimi i Bullgarisë, por nuk është rastësi që partitë shqiptare po komplotojnë ndryshimin e Kushtetutës në marrëveshjen kuadër. Nëse tani është gjuha shqipe, nesër edhe gjuha bullgare mund të jetë gjuhë zyrtare – tha Petkovski.

Por, Petkovski theksoi se ky është vetëm supozim i tij dhe se nuk ka njohuri konkrete për këtë situatë.

Related posts

Rreth 100 autobusë në Shkup kanë rezultuar me defekte pas një kontrolli të hollësishëm

D V

MF: Sektori publik do t’i shlyejë detyrimet ndaj kompanive private në afat prej 30 ditëve

Z.H

Policia e Tetovës shton kontrollet për fishekzjarre dhe mjete piroteknike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More